LAJMI I FUNDIT:

Daddy Yankee njofton tërheqjen nga muzika pas publikimit të albumit të fundit dhe turneut lamtumirës

Daddy Yankee njofton tërheqjen nga muzika pas publikimit të albumit të fundit dhe turneut lamtumirës

Ylli i muzikës ‘reggaeton’, Daddy Yankee tronditi shumë nga fansat e tij duke njoftuar tërheqjen nga muzika pas më shumë se tre dekadash në industri.

Këtë njoftim ai e bëri përmes në një video të postuar në faqen e tij të internetit, daddyyankee.com, shkruan DailyMail.

Përpara se t’i japë lamtumirën muzikës përgjithmonë, reperi, këngëtari dhe kompozitori portorikan prite të publikoi një album të fundit që mban titullin “Legendaddy”, i pari i tij në 10 vjet, dhe më pas nis një turne të fundit që fillon në gusht.


“Sot, unë po njoftoj tërheqjen time nga muzika duke ju dhënë produksionin tim më të mirë dhe turneun tim më të mirë të koncerteve”, tha Daddy Yankee në një deklaratë të marrë nga Billboard.

“Unë do të them lamtumirë duke festuar këto 32 vjet përvojë me këtë artikull të ri koleksionist, albumin Legendaddy. Unë do t’ju jap të gjitha stilet që më kanë përcaktuar mua, në një album të vetëm”, tha tutje 45-vjeçari.

Daddy Yankee ka dallimin e të qenit artisti që shpiku fjalën reggaeton. Ai doli me të në 1994 për të përshkruar zhanrin e ri të muzikës që po dilte nga Puerto Riko që sintetizonte hip-hop amerikan, muzikë latine të Karaibeve dhe ritme ‘reggae’ xhamajkane me rep dhe këndim spanjoll.

Ai së pari bëri bujë në industrinë e muzikës me albumin e tij debutues në studio “No Mercy” në vitin 1995, të cilin e bëri së bashku me pionierin e ‘reggaeton’ DJ Playero.

Ishte kënga e tij “Latigazo”, nga albumi i tij i dytë “El Cangri.com”  e vitit 2003, që filloi të kishte sukses në stacionet e radiove në gjuhën spanjolle në Miami dhe New York.

Ramon Luis Ayala Rodríguez (emri i plotë) vazhdoi të kishte sukses global me këngën e tij “Gasolina” nga publikimi i tij i tretë, “ Prestige” në 2012.

Ai gjithashtu do të shënonte sukseset e radhës me këngën “Despacito” me Luis Fonsi me Justin Bieber.

Ndërsa bëri njoftimin befasues në video, artisti premtoi se turneu lamtumirës do të jetë më i miri i tij ndonjëherë.

“Kjo karrierë ka qenë një maratonë. Më në fund e shoh qëllimin përfundimtar. Tani do të kënaqem me të gjithë ju atë që më keni dhënë”, shtoi Yankee.

Me shitjet prej më shumë se 30 milionë disqe në karrierën e tij, Daddy Yankee konsiderohet ndër artistët më të shitur të muzikës latine.

Ndër vlerësimet që ai ka grumbulluar gjatë viteve përfshijnë çmimet: Latin Grammy, Billboard Music Awards dhe Billboard Latin Music Awards, Latin American Music Awards dhe një MTV Video Music Award.

Teksa, CNN e zgjodhi atë artistin hispanik më me ndikim të vitit 2009, dhe Time Magazine e renditi atë në mesin e 100 personave më me ndikim në botë në maj 2006.

Të gjitha lajmet nga Daddy Yankee
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daddy Yankee

Ndërkohë, turneu botëror “La Ultima Vuelta” fillon në Portland më 10 gusht dhe kalon nëpër pjesë të ShBA-së dhe Kanadasë, përpara se të niset për në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Ndërsa, do të përfundojë me tre shfaqje në Meksikë, koncerti final mbahet në Mexico City më 2 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori