LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Shqiptarët në diasporë planifikojnë sulm ndaj ambasadave serbe, për shkak të arrestimit të Haradinajt

Daçiq: Shqiptarët në diasporë planifikojnë sulm ndaj ambasadave serbe, për shkak të arrestimit të Haradinajt

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, nuk ka të ndaluar me propagandën kundër shqiptarëve, pasi ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë, shkruan B92.

Sipas tij, qëllimi i një veprimi të tillë është që të detyrojë Serbinë të heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e Ramush Haradinajt, transmeton Telegrafi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka deklaruar se lidhur me një gjë të tillë janë informuar policia dhe organet e sigurisë të këtyre vendeve, dhe të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë,


“Kjo tregon për atë se për çfarë janë politikanët shqiptarë të gatshëm – madje edhe për terrorizëm”, ka shtuar Daçiq. /Telegrafi/