LAJMI I FUNDIT:

Cvetkov: Do të vonohet pagesa e subvencioneve bujqësore

Cvetkov: Do të vonohet pagesa e subvencioneve bujqësore

Propozim ndryshimet e Ligjit për zgjedhje të cilat parashikojnë sunvencionet bujqësore të mund të paguhen pas konstituimit të Kuvendit, e jo pas formimit të qeverisë, sot duhet të shqyrtohen në seancë qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet i përpiloi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me qëllim që subvencionet të paguhen në kohë, pa asnjë vonesë.


‘Është paguar vonesa subvencioneve për shkak të Ligjit për zgjidhje i cili parashikon të mos paguajmë subvencione 20 ditë para fillimit të fushatës dhe deri në formimin e qeverisë, këshillit të komunës apo zgjedhjes së kryetarit të shtetit. Për këtë propozojmë ndryshime të Ligjit sipas të cilit, subvencione nuk do të ketë 20 ditë para fillimit të fushatës deri në konstituimin e Kuvendit’, deklaroi ministri i Bujqësisë, Mihaill Cvetkov.

Nëse Kuvendi shpejt mblidhet dhe e voton propozimin, pagesa e subvencioneve, pagesa e subvencioneve, theksoi Cvetkov, mund të fillojë menjëherë. /Telegrafi/