ÇUDI

Poezi nga: Adolf P. Shvedchikov Përktheu: Vangjush Ziko
Çudi. Në perëndimin tim të ditës
Mendim’ i thjeshtë më ndriçoi.
E hoqa qafe mendjen e mërritur,
Jeta veç të mira më dhuroi.
Me zhurm’ e zemërim seç u ronitën
Të fshehtat e jetës dhe të varrit.
Në perëndimin tim të ditës
Në duart time ndrit thesari.
S’ e kam për vete për ta mbajtur,
Këtë thesar kujt unë do t’ ia le.
Shpërndava nëpër botë diamantët,
Për mirë të kujtohem përmbi dhe’.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































