Juan Cuadrado duket se do të qëndrojë edhe për disa vite te Juventusi.

Anësori kolumbian është duke kaluar nëpër një formë të mirë në këtë sezon dhe Zonja e Vjetër dëshiron ta shpërblejë me kontratë të re.


Sipas asaj që raporton Calciomercato, të dyja palët janë në bisedime për të rinovuar marrëveshjen dhe në ditët e ardhshme do të bëhet zyrtare.

cuadrado 1 e1602551519162

Kontrata e 33-vjeçari te klubi nga Torino përfundon në fund të këtij sezoni dhe Juventusi po nxiton që t’i ofrojë kontratën e re.

Besohet se Cuadrado te Juventusi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, ndërsa bisedimet janë në prag të përfundimit.

Kolumbiani ka kohë që është në kontakte me Juventusin për rinovimin e kontratës, me klubin që i kishte ofruar vetëm një vit, mirëpo duket se tashmë kanë një marrëveshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app