LAJMI I FUNDIT:

Ç’tregon grupi juaj i gjakut për jetën dashurore?

Ç’tregon grupi juaj i gjakut për jetën dashurore?

Pse është e rëndësishme të dini grupin e gjakut të partnerit tuaj sa më parë

Ekspertët kanë kërkuar për shumë vite grupin e gjakut të dikujt për të parashikuar personalitetin e një individi, në të njëjtën mënyrë që njerëzit përdorin shenjat e zodiakut për ta bërë këtë. Në mënyrë të ngjashme, grupet e gjakut mund të përdoren gjithashtu për të përcaktuar pajtueshmërinë romantike të një çifti.


Kur vjen puna te jeta dashurore apo kombinimet më perfekte të mundshme kryesisht i drejtohemi horoskopit, por në Japoni mund të mësosh diçka më shumë përmes grupit të gjakut.

Kështu herën tjetër, nëse shikoni dikë si potencial të mundshëm mos harroni ta pyesni jo për shenjën, por për gjakun këtë herë!

Grupi A: Njerëzit me këtë grup gjaku njihen si perfeksionistë në ekstrem, në gjithçka që bëjnë japin maksimumin e tyre dhe duan që çdo gjë, çdo detaj i mundshëm të jetë në rregull. Janë shumë të përgjegjshëm dhe e analizojnë situatën me qetësi derisa ndërmarrin një vendim të rëndësishëm.

Në romancë njihen për përkujdesjen dhe durimin, çka do të thotë se kurrë mesazhet tuaja nuk do të rrinë pa një përgjigje nga pas. Ata janë aty për t’i diskutuar dhe sqaruar keqkuptimet. Gjithashtu ofrojnë siguri dhe qëndrueshmëri në një lidhje, por mungesa e spontanitetit dhe dëshira e tyre për të qenë të kontrolluar apo për të patur përkrah dikë që interesohet në çdo moment se ç’po bëjnë, çon në konflikte, veçanërisht ndaj dikujt të grupit B apo një tjetër A- je.

Kombinimi më i mirë është me dikë të grupit AB ose 0, i cili i premton siguri dhe stabilitet.

Grupi B: Në përgjithësi, personat e këtij grupimi njihen si shpirti i festës. Janë tepër të shoqërueshëm, bëjnë miq të rinj fare lehtë, përfshihen në marrëdhënie të shumta, kanë lindur për të thyer rregullat dhe nuk pranojnë kurrsesi t’u vendosësh caqe. Për më tepër heqin dorë menjëherë nga punët që nuk i lejojnë të shprehin kreativitetin e tyre.

Në jetën dashurore janë shumë pasionantë dhe surprizues. Shpesh kanë tendencën të jenë egoistë dhe të veprojnë pa i menduar shumë gjatë pasojat, pa ia ditur fort për palën tjetër. Njihen si zemërthyesë të tmerrshëm. Kanë një stil jetese kaotik, jetojnë në rrëmujë dhe nëse bëhen bashkë për të jetuar me dikë të grupit A, nuk do të kujtohen kurrë për t’i paguar faturat.

Kombinimi më i mirë është me dikë të grupit AB apo 0. Lloji AB i ndihmon të nxjerrin në pah individualitetin e tyre, ndërsa 0- ja do të ishte bashkëpunëtori më i mirë, shpirti binjak.

Grupi AB: Njerëzit e këtij grupi gjaku janë të vendosur të ndjekin ëndrrat e tyre dhe përgjithësisht kanë një sens të fortë morali. Pavarësisht objektivave që vendosin në jetë, nuk e masin suksesin e tyre me para, madje duhet thënë që është grupi më pak lakmitar.

Janë të qetë, racionalë, synojnë t’i zgjerojnë sa më shumë njohuritë e tyre si dhe merren me aktivitete të ndryshme në jetë. Si partnerë, po të lëmë mënjanë faktin se kritikojnë shumë, janë shumë mirëkuptues dhe përshtaten lehtë me tjetrin. Kreativiteti i tyre mund të jetë një cilësi shumë e pëlqyer për grupin B, por nga ana tjetër ndjeshmëria e lartë do t’i lëndojë përballë pamaturisë së B- së.

Kombinimi më i mirë është me grupin A dhe 0.

Grupi O: Në përgjithësi, personat që i takojnë këtij grupi gjaku njihen për të qenit ambiciozë, romantikë dhe të guximshëm në përballimin e vështirësive të ndryshme. E kanë të pashmangshme të mos shprehin sensin e tyre të përkujdesjes kur vjen puna te dikush më i vogël apo me më pak eksperiencë se ata.

Përkushtohen shumë në punë, një arsye kjo pse përgjithësisht janë mirë me paratë. Në dashuri janë shumë bujarë dhe gjithë gjallëri. I trajtojnë partnerët me dashuri, u kushtojnë vëmendje pa pritur diçka të ngjashme në kthim. Por ama, nëse ndjejnë se diçka nuk po shkon, nuk do të hezitojnë t’jua kontrollojnë celularin mirë e mirë sapo t’u jepet rasti.

Kombinimi më i mirë është me dikë të grupit A, ku të dy kanë etikë të ngjashme pune, ndajnë përgjithësisht të njëjtat ide dhe janë të gatshëm gjithsecili të marrë frenat e lidhjes në dorë, çka premton një romancë të gjallë dhe plot pasion. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Kalo në kategori