LAJMI I FUNDIT:

Ç’TË THEM

Ç’TË THEM
Jeff Weddle

Poezi: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj

Në Universitetin e Misisipit
shefi i departamentit të anglishtes
tundte kokën
derisa më thoshte
se nuk mund të besonte
që New York Times
kishte botuar një recension për antologjinë
që kishte nja dy poezi të mia,
ama ai këtë mosbesimin e vet
e shprehte në mënyrën më të keqe
të mundshme.
Ky ishte momenti
kur kuptova
se isha në vendin e gabuar
në kohën e gabuar
për arsye
krejt të gabuara.
Pyes veten se çfarë
do të kishte menduar ai halabak me tapi
mbi LA Times
po ta quante një nga poezitë
e mia në atë libër
margaritar klasik,
gjë që edhe e ka bërë
meqë ra fjala.