CS:GO kthehet në Australi me turneun 100,000 dollarësh

Organizatori i njohur, ESL ka vendosur të organizojë turneun e CS:GO në Australi vitin e ardhshëm.
ESL Challenger do të kthehet në Melburn me datën 28 Prill, ky do të jetë edicioni i 52-të i tij dhe i pari që do të zhvillohet në 2023.
Ngjashëm si ESL Melbourne 2022, ngjarja e vitit të ardhshëm do të shpërndaj gjithashtu një grup çmimesh prej 100,000 dollarësh dhe do t'i shpërblejë fituesit me një vend në sezonin e 18 të Konferencës së ESL Pro League.
ESL Challenger është një qark që përmban skuadra të nivelit të dytë, të cilët kanë mundësinë të testojnë veten në skenën e madhe, ndërsa luftojnë gjithashtu për një vend në ESL Pro League – një nga ligat më të njohura.
Këtë vit, ESL Melbourne pa dy ekipe braziliane që kaluan në finale: Imperial Esports dhe PaiN Gaming, ku fitues doli ky i fundit. /Telegrafi/

















































