Cruise nuk është fajtor për mossuksesin e filmit

Filmi aksion-komedi, në të cilin luan edhe Cameron Diaz, në javën e parë të shfaqjes së tij grumbulloi vetëm 20.5 milionë dollarë, që është fitimi më i dobët i ndonjë filmi të Cruisë në javën e parë të shfaqjkes, për më shumë se 20 vite.
Shumë kritikë kanë reaguar duke thënë se aktori e ka humbur popullaritetin që ka pasur te publiku, ndërsa të tjerë e kanë akuzuar reklamën e dobët të filmit.
Ndërsa një përfaqësues i 20th Century Fox, studioja që e ka realizuar filmin, duke folur mbi mossuksesin e filmit, ka thënë se Cruise nuk është ai që duhet fajësuar. Duke folur për Los Angeles Times, Tony Sella ka thënë se fajtorë është vetë ai dhe bashkëpunëtorët në fushën e marketingut dhe jo aktorët e filmit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/06/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































