LAJMI I FUNDIT:

Crouch zbulon prapaskenat e shfrenimit të Ronaldos: Pinte birra dhe i kërkova foto, por nuk ia kishte idenë se kush isha

Crouch zbulon prapaskenat e shfrenimit të Ronaldos: Pinte birra dhe i kërkova foto, por nuk ia kishte idenë se kush isha

Peter Crouch ka qenë njëri nga futbollistët më të njohur anglez, pasi ishte një sulmues karizmatik.

Sulmuesi anglez i dha fund karrierës së tij edicionin e kaluar në moshën 38-vjeçare ku së fundmi luajti për Burnleyn.

Crouch ka luajtur për 11 klube të ndryshme, ku ndër to ishin edhe skuadrat e famshme angleze si Liverpool, Tottenham Hotspur apo Aston Villa.


Megjithatë legjenda braziliane Ronaldo, nuk ia ka pasur idenë se kush ishte Crouch dhe këtë e ka zbuluar ish-sulmuesi anglez.

39-vjeçari ka zbuluar për mediat angleze se ishte takuar me Ronaldon në ibiza, ku ish-ylli i Interit, Realit e Milanit ishte duke pirë birra në shoqërinë e një bukuroshes.

“Isha në pushime në Ibiza dhe e pash Ronaldon në plazh. Ishte duke pirë birra dhe po tymoste cigare. Sapo e mbaronte një birrë, super modelja që e shoqëronte ia sillte tjetrën dhe thash me vete se është një mundësi e madhe për mua të prezantohem para tij”, deklaroi Crouch.

Anglezi e pranon se kishte menduar fillimisht se do të njihej nga Ronaldo, por braziliani nuk e kishte idenë se kush ishte Crouch.

“Shpresoja shumë që të më thoshte ‘Oh, ti je Peter Crouch’, por Ronaldo nuk e kishte idenë se kush isha. E bëra një foto dhe u largova pa i treguar se jam futbollist”.

Crouch ka zhvilluar 42 ndeshje me Anglinë duke shënuar 22 gola, ndërsa në fund tha se do të ishte e jashtëzakonshme të luante përkrah Ronaldos.

“Do të kishte qenë e jashtëzakonshme të luaja përkrah Ronaldos, pasi ka qenë njëri nga më të mirët i të gjitha kohërave”, përfundoi Crouch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori