Cristiano Ronaldo ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme gjatë pandemisë coronavirus.

Këtë po e bën edhe kohëve të fundit, ku së fundmi ka publikuar një fotografi që ka ‘rrëmbyer’ zemrat e mijëra fansave,, shkruan Daily Mail.


Ai së bashku me Georgina Rodriguez dhe fëmijët janë parë para një bredhi, ndërsa ishin veshur me rroba festive.

37240548 9086951 image a 7 1608854591509

“Urime Krishtlindjes. Ju uroj dashuri, shëndet dhe lumturi”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.

Padyshim që organizimi për festën i gjeti ata të lumtur, pasi që shiheshin të gjithë të buzëqeshur.

37240584 9086951 image a 6 1608854573274

Fotografi të tjera solli edhe Gerogina, teksa kjo e fundit shihej duke u argëtuar me muzikë dhe njëherësh duke kërcyer me fëmijët.

37240586 9086951 image a 4 1608854569984

Përndryshe, çifti i njohur pëlqehet në masë të madhe në rrjete sociale, kurse postimet e tyre marrim me mijëra komente dhe pëlqime. /Telegrafi/