Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka rrëfyer arsyet që e shtynë të bashkohej me Manchester United në verën e vitit 2024, pas aventurave me Bayern Munich, Juventus dhe Ajax.

Në një intervistë për “The Telegraph”, 26-vjeçari tha se adhurimi i tij i hershëm për Cristiano Ronaldon dhe historia e United në Ligën e Kampionëve ishin faktorët vendimtarë në zgjedhjen e tij.


“Si fëmijë, natyrshëm, shikoje finalet e Ligës së Kampionëve dhe aty ishin United dhe Ronaldo”.

“Kam qenë gjithmonë tifoz i madh i Ronaldos dhe për pasojë, edhe i United”.

Cristiano Ronaldo dhe Matthijs de Ligt

“Ata u përpoqën të më transferonin edhe më parë, por ndoshta fati donte që të ndodhte tani… është ëndërr për çdo lojtar të luajë për Manchester United”.

De Ligt, që tani është një pjesë thelbësore e mbrojtjes së ndërtuar nga trajneri Ruben Amorim, ka treguar fleksibilitet të madh në disa role defensive gjatë këtij sezoni.

“Kam pasur fatin të luaj për katër nga klubet më të mëdha në botë… nuk kam qenë kurrë në një klub ku nuk pritej që të fitonim”, shtoi ai.

Ndërkohë, De Ligt pritet të jetë titullar edhe në vikend ndaj rivalit të urryer, Liverpool./Telegrafi

telegrafi sport app