LAJMI I FUNDIT:

Cramon nga Ura e Ibrit: Situata në veri e tensionuar, duhen gjetur zgjidhje të mençura

Cramon nga Ura e Ibrit: Situata në veri e tensionuar, duhen gjetur zgjidhje të mençura

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka folur nga Ura e Ibrit për ditën që ka kaluar në komunat në veri të Kosovës.

Von Cramon, ka thënë se situata është e tensionuar dhe ka folur edhe për policinë e Kosovës.

“Jam mbi Urën që ndan veriun dhe jugun e Mitrovicës, sot kam qenë në veriun e Kosovës ku kam kaluar ditën duke folur me përfaqësues të shoqërisë civile, opozitën, forca policore dhe institucione në veri”.


“Duhet ta pranoj se është shumë situatë e tensionuar. Pamë shumë automjete të armatosur, forca të armatosura, nuk e di nëse kjo është një ide e mirë në këtë situatë duke futur me forcë kryetarët e zgjedhur të komunave në ndërtesat e komunave”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kryetarët e rinj edhe pse të zgjedhur de jure, nuk kanë forcë të legjitimitetit për tu futur në ndërtesë me forcë, teksa ajo shton se duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme dhe duhet të ndërtohet besimi në mes të komuniteteve.

“Mendoj se duhet të mendojmë dy herë me të vërtetë për masa të ndërtimit të mirëbesimit, për zgjidhje të mençura dhe të gjeturit mënyra të qëndrueshme të ndërtimit të masave të mirëbesimit në veri të Kosovës”, shtoi Von Cramon.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Lajme
Kalo në kategori