Yjet kryesore të Manchester Unitedit kanë vendosur të mos e ndjekin në rrjetet sociale Mason Greenwood, pas arrestimit të tij lidhur me akuzat për përdhunim dhe sulm fizik. Sportsmail raporton se nëntë pjesëtarë të ekipit të parë janë distancuar nga bashkëlojtari i tyre.

Në mesin e yjeve kryesore janë David de Gea, Cristiano Ronaldo e Paul Pogba, të cilët nuk e ndjellin anglezin në Instagram, ndërkohë që i ndjekin lojtarët tjerë.

follow (Foto: Instagram/DailyMail)

Marcus Rashford, Edinson Cavani, Fred dhe Jesse Lingard, janë në mesin e atyre që nuk e ndjekin 20-vjeçarin, i cili është në qendër të akuzave se e ka sulmuar një 18 vjeçare.


Lista e nëntë futbollistëve që sot (e hënë) nuk e ndjekin Mason Greenwoodin në rrjetet sociale

David de Gea Cristiano Ronaldo Phil Jones Alex Telles Paul Pogba Jesse Lingard Fred Marcus Rashford Edinson Cavani


Ndërkohë, kapiteni Harry Maguire dhe Bruno Fernandes janë në mesin e 18 futbollistëve të tjerë që e kanë ruajtur mbështetjen për futbollistin e ri në këtë platformë të mediave sociale.

https://twitter.com/Adiedo_lentitus/status/1487731615220523010

Greenwood u arrestua dhe u mor në pyetje nga autoritetet dhe është duke qëndruar në paraburgim, pas imazheve tronditëse që u shpërndanë në rrjetet sociale nga e dashura e tij, Harriet Robson, e cila e akuzonte për përdhunim dhe sulm fizik.

Edhe Manchester Unitedi e ka pezulluar futbollistin “deri në një njoftim të radhës”.


Lista e futbollistëve të Manchester Unitedit që vazhdojnë ta ndjekin Mason Greenwoodin:

Tom Heaton Dean Henderson Victor Lindelof Eric Bailly Harry Maguire Raphael Varanne Diogo Dalot Luke Shaw Aaron Wan-Bissaka Juan Mata Donny Van de Beek Andrea Pereira Bruno Fernandes James Garner Scott McTominay Jadon Sancho Anthony Elanga Shola Shoretire


/Telegrafi/

telegrafi sport app