Reperi i njohur Cozman, ka kohë që nuk ka qenë shumë aktiv në tregun e muzikës.

Duket sikur ai është përkushtuar më shumë në jetën e tij private, në të cilën ka zhvillime të reja.


Muaj më parë ai publikoi një fotografi në InstaStory, ku shfaqej në krahët e një vajze enigmatike, e cila aludohet të jetë e dashura e tij e re.

cozi e1626252930174

Telegrafi së fundmi ka kapur reperin në disa fotografi, ku shihet i shoqëruar po nga vajza në fjalë, në një nga marketet e kryeqytetit.

IMG 3654

Dyshja janë parë duke hyrë së bashku në dyqan në orët e vona, duke u furnizuar me produkte të ndryshme.

IMG 3651

Në fotografitë e sigluara nga Telegrafi, Cozman dhe vajza që e shoqëron duken mjaft të afërt, teksa i kanë të shpeshta daljet e tilla të përbashkëta.

IMG 3649

Vite më parë, Cozman ka qenë në një lidhje mjaft afatgjatë me këngëtaren Tuna Sejdi, kur edhe së bashku realizuan disa bashkëpunime, të cilat ishin hitet e asaj kohe.

Që nga ajo periudhë, reperi i cili ndan jetën e tij mes Prishtinës dhe Londrës nuk është parë në shoqërinë e ndonjë femre tjetër deri më sot. /Telegrafi/

tunih