COVID-19 i ndau, momenti emocionues kur çifti që për 52 janë të martuar ribashkohen pas tre javëve

Ky është momenti emocionues kur një çift i moshuar ribashkohen në spital, pasi kishin qëndruar të ndarë për tre javë për shkak të COVID-19.
John dhe Beatrice që janë të martuar prej 52 viteve, ishin detyruar të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, pasi që Beatrice ishte infektuar me COVID-19 dhe ishte shtrirë në spital ku qëndroi për katër ditë, transmeton Telegrafi.
Por vetëm një ditë pasi u rikthye në shtëpi, bashkëshorti i saj John u dërguar në spital pasi nuk ndihej mirë – ku në fund u konstatua se edhe ai ishte infektuar me coronavirus.
Dyshja nuk arritën ta shohin njëri-tjetrin për tri javë, derisa u shëruan nga COVID-19, por në ditën e 6 nëntorit u ribashkuan në spitalin e Dundee të Skocisë.
Mbesa e tyre Danielle Mallaney filmoi momentin emocionues kur çifti takohen për herë të pas tre javëve. Videoja fillon kur Beatrice futet në dhomë, ku bashkëshorti i saj po qëndronte ulur duke lexuar një libri – plotësisht i painformuar për vizitën e saj.
Kur e sheh gruan, John nga gëzimi i drejtohet partneres “kur dreqin ke qenë”. /Telegrafi/


































