Pandemia e Covid-19 dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kronike, diabetin dhe kancerin.
Në “Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030” i botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se ecuria e shtimit të rasteve të sëmundjeve jo të transmetueshme do të ndikohet nga pandemia e Covid-19 për shkak të rritjes të rasteve të padiagnostikuara. Mjekët onkologë kanë pohuar se në këtë periudhë pati një shtim të rasteve me stade të avancuara të sëmundjes të kancerit, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimeve.
“Presioni mbi shërbimet shëndetësore pritet të rritet edhe në terma afatgjatë kohorë. Arsyet kryesore do të jenë të lidhura me rritjen e rasteve të cilat kanë mbetur të padiagnostikuara gjatë pandemisë dhe rritjen e komplikimeve kardiovaskulare dhe respiratore afatgjata te personat që kanë kaluar Covid-19. E ardhmja gjithashtu do të sjellë emergjenca të tjera dhe mbetet prioritare që shërbimet për sëmundjet jo të trasmetueshme të vijojnë të funksionojnë pavarësisht ndryshimit të qëllimit politik të situatës që shkaktohet”, thuhet në strategji.
Sipas të dhënave nga raporti i monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë shtrimet në spital për 2020-s ranë 29% krahasuar me një vit më parë. Në kardiologji dhe kardiokirurgjinë trajtimet e të sëmurëve u ulën 26%, për transplantët e veshkës 63%, për kataraktet 21 % (perdja e syve e cila mund të hiqet vetëm me intervenim kirurgjik), depistimi i kancerit të gjirit 26% edhe ata të trajtuar me radioterapi 8%.
Faktori tjetër që do të ndikojë në shtimin e këtyre sëmundjeve është rritja e nivelit të plakjes të popullsisë.
“Sëmundjet jo të transmetueshme (SJT-të) janë një shqetësim në rritje për shoqërinë shqiptare për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë. Ato kanë pasur një rritje të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-2010, një prirje që pritet të vazhdojë në 10 vitet e ardhshme si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë dhe plakjes së popullsisë shqiptare. Sëmundjet kryesore jo ngjitëse përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, diabetin dhe kancerin. Të gjitha këto sëmundje kanë të njëjtët faktorë rreziku të modifikueshëm, duke përfshirë faktorët e stilit të jetesës (pirjen e duhanit, dietën jo të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës sedentare) dhe disa faktorë të tjerë klasikë (të tillë si: tensioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak dhe kolesteroli i lartë)”, citohet në dokument.
Ndikim në shtimin e sëmundjeve kronike do të ketë edhe dobësimi i zinxhirit të shërbimeve parandaluese për sëmundjet jo të trasmetueshme që lidhen me duhanin, alkoolin, dietën e pa-shëndetshme dhe pasivitetin fizik mund të përkthehen në shtim të rasteve në të ardhmen.
Shpenzimet e xhepit do bien në 35% deri në 2030
Rryshfetet apo dhënia e shpenzimeve nga xhepi i pacinetëve për mjeketë parashikohen që deri në vitin 2030 të zbresin në nivelin e 35% të shpenzimeve totale të shëndetësisë. Në vitin 2018 nga OBSH shpenzimet totale nga xhepi si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë në Shqipëri u vlerësuan në 44,5%. Ministria e shëndetësisë parashikon në strategji se rënie graduale e shpenzimeve nga xhepi të arrihet përkatësisht nga shtimi i “mbulimi universal shëndetësor”, duke përfshirë mbrojtjen nga rreziku financiar, aksesin në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor dhe aksesin në barna thelbësore të sigurta, efikase, cilësore, të përballueshme dhe vaksina për të gjithë. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës