LAJMI I FUNDIT:

Pandemia e Coronavirusit ‘zbraz’ qelitë, rreth 600 të burgosur në Shqipëri do të lirohen përkohësisht

Pandemia e Coronavirusit ‘zbraz’ qelitë, rreth 600 të burgosur në Shqipëri do të lirohen përkohësisht

Akti normativ i qeverisë shqiptare për personat e dënuar pritet të nisë funksionimin pas pas ditesh.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka sqaruar se cilat janë kategoritë që përfitojnë nga të gjitha burgjet.

Rrerh 600 të burgosur të dënuar me vendim të formës së prerë që janë mbi 60 vjeç apo të sëmurë kronikë mund të përfitojnë nga vendimi për leje të përkohshme për tre muaj.

Në një konferencë për medie, Gjonaj ka sqaruar se të burgosurit duhet të plotësojnë disa kushte dhe duhet t’i paraqesin një kërkesë administratës së burgut dhe miratimi apo refuzimi vjen pas pesë ditësh.

“Ata që do të përfitojnë duhet t’u kenë mbetur tre ose më pak vite burgim, të mos jenë dënuar për vepra të rrezikshme penale dhe të mos jenë nën hetim për vepra të tjera. Gjithashtu do të përfitojnë edhe të burgosurit që u kanë mbetur 5 ose më pak vite burgim, por duhet të jenë mbi 60 vjeç ose me sëmundje kronike”, tha Gjonaj.

Por krahas dëshirës së të dënuarit për të përfituar një leje të tillë duhet edhe pëlqimi i familjarëve të të dënuarve.

“Të burgosurit që do të përfitojnë do të nënshkruajnë një deklaratë, ku tregohet pëlqimi i familjarëve për t’i mbajtur në shtëpi”, tha ajo.

Të dyja kategoritë përfitojnë nëse nuk janë dënuar për vepra penale të rrezikshmërisë së lartë.

Ministrja bëri me dije se deri tani në të gjithë burgjet nuk ka asnjë rast të konstatuar me COVID19 , ndërkohë që janë pezulluar takimet me familjarët, duke i zëvendësuar me biseda online.

Takimet me avokatët në paraburgim bëhen vetëm me masa.

Në të gjithe Shqipëri ndodhen mbi 5 mijë të dënuar dhe të paraburgosur. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori