LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi: Pamje që tregojnë se si janë përshëndetur punëtorët shëndetësorë nëpër botë

Coronavirusi: Pamje që tregojnë se si janë përshëndetur punëtorët shëndetësorë nëpër botë

Punëtorët shëndetësorë po përshëndeten në të gjithë botën për të luftuar në vijën e parë të betejës kundër coronavirusit.

Një reagim i tillë vjen pasi më shumë se 400,000 raste janë konfirmuar në të gjithë botën, dhe më shumë se 18,000 vdekje që i atribuohen sëmundjes COVID-19.


Dhe përgjatë krizës globale, përcjell Telegrafi, punonjësit e shëndetësisë kanë mbajtur barrën e përpjekjes për të shpëtuar jetën e viktimave, shpesh në rrezik të madh edhe ata për tu prekur nga virusi.

Që kur u njoftuan bllokimet në Itali, Spanjë dhe Francë, njerëzit po dilnin në dritaret dhe ballkonet e tyre për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre, përmes duartrokitjeve.

Ideja është kapur, ndërsa duartrokitjet janë regjistruar në vendet e botës, përfshirë Turqinë, Izraelin, Belgjikën, Francën dhe Spanjën.

Në Barcelonë të hënën, punonjësit e shëndetit u mblodhën jashtë Klinikës Spitalore për t’u bashkuar me oficerët e policisë dhe fqinjët të cilët i përshëndeten dhe falënderuan për punën e tyre.

Dhe punonjësit e shëndetësisë lëshuan një lutje të dëshpëruar për publikun që të mos injorojnë kufizimet e qeverisë dhe të qëndrojë në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori