Coronavirusi në Kosovë- grupmoshat më të infektuara 20-39 vjeç

Virusi COVID-19, që nga 13 marsi kur u paraqit për herë të parë në Kosovë e deri më tash ka infektuar 224 persona, 37 prej të infektuarve janë shëruar kurse 6 kanë humbur jetën. Komuna e cila ka më së shumti raste është Malisheva, ku deri tash janë konfirmuar 66 persona pozitiv në COVID-19.
Lidhur me situatën e krijuar, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar disa të dhëna dhe karakteristika rreth coronavirusit në Kosovë, shkruan Telegrafi.
Hoti ka pohuar se deri me datën 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona, ndërsa kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok) • Të vdekur: 6 persona • Të shëruar: 37 • Raste aktive 181 • Shkalla e vdekshmërisë: 2.6% • Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste. • Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç. • Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare. • Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%. • Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste. • Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theksuar të rasteve pozitive. • Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ndërkohë IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë higjienën personale./Telegrafi/















































