LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, mbyllet mali Everest

Coronavirusi, mbyllet mali Everest

Mali më i lartë në botë Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës, për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Qeveria e Nepalit njoftoi se do t’i anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.


“Kemi vendosur t’i ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, tha Narayan Prasad Bidari, sekretar i Zyrës së Kryeministrit.

Ai gjithashtu i këshilloi të huajt që nuk kanë mundur të shmangin shkuarjen në Nepal nga data 14 mars, të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Shumica e alpinistëve në Everest vijnë nga Shtetet e Bashkuara, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut dhe janë burim kryesor i të ardhurave për Qeverinë e Nepalit.

Kushdo që dëshiron të ngjitet në Everest duhet t’i paguajë qeverisë 11,000 dollarë.

Shpërthimi i coronavirusit ka bërë që shumë qeveri në botë të mb yllin shkolla, pika turistike, si dhe të anulojnë fluturime.

Coronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka infektuar mbi 128,000 njerëz në gjithë botën.

Si pasojë e tij, 4,720 pacientë kanë vdekur.

Rastet e para me coronavirus janë shfaqur në Kinë në muajin dhjetor, ndërsa që atëherë janë përhapur edhe në mbi 100 shtete të botës.

Nga vendet e goditura më së keqi në Evropë është Italia, me mbi 12,400 raste. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori