Çorba e dendur nga preshi mund të përgatitet tri ditë më herët

Përbërësit:


- 2 presh,- 1 qepë,- 300-400 g patate,- kripë,- piper,- fletë dafine,- majdanoz- lëng nga gjysmë limoni,- gjysmë luge miell.

Përgatitja:

Ngrohni pak ujin, shtoni preshin e grirë imët, qepën dhe zieni derisa qepa të zbutet.

Shtoni pataten e grirë në kube, kripën, piperin, fletën e dafinës, të gjitha qitni në një 1 litër ujë, zieni 45 – 50 minuta në zjarr mesatar.

Hiqeni nga zjarri, shtoni një lugë miell dhe zieni sërish edhe pesë minuta.

Në fund qitni lëngun e limonit dhe majdanoz.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.