LAJMI I FUNDIT:

Copa gjigante e akullit ra nga qielli në rrugë, pastruesi i rrugëve që gjendej afër shpëton mrekullisht (Video)

Copa gjigante e akullit ra nga qielli në rrugë, pastruesi i rrugëve që gjendej afër shpëton mrekullisht (Video)

Një pastrues rrugësh i ka shpëtuar më të keqes, kur në rrugë ra nga qielli një copë e madhe e akullit ku ai në ato momente po punonte.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur copa e akullit që peshonte 20 kilogramë ra në tokë me shpejtësi të madhe, duke krijuar zhurmë dhe dridhje në rrugën Keë Gardens në pjesën perëndimore të Londrës.


Zona kur Serhiy Myeshkov po punonte është e njohur për trafikun e dendur ajror pasi gjendet afër aeroportit Heathroë, dhe për këtë shumë besojnë se copa e akullit ka rënë nga aeroplan që ishte duke fluturuar.

“Më është dukur vetja si në skena apokaliptike kur ra copa e akullit. Përplasja në tokë ka shkaktuar zhurmë të madhe, sikur të kishte rënë një meteor. Isha i hutuar dhe frikësuar, të gjithë filluan të shikojnë lartë”, ka deklaruar ky punëtor fatlum. /Telegrafi/