LAJMI I FUNDIT:

Cooper i ri, Mini që gjithmonë e kemi dashur (Foto)

Cooper i ri, Mini që gjithmonë e kemi dashur (Foto)

Ndër modelet më të mira, që janë parë prej vitesh

Megjithëse ka vonuar këtë model, Mini nuk i ka zhgënjyer entuziastët, transmeton Telegrafi.

Prej të gjitha brendeve, është i vetmi që ofron transmision manual. Kjo mund të ndryshojë, kur ta lansojë makinën e elktrike, por Cooper është sërish i këndshëm për vozitje, qoftë manual apo jo.


Me të njoftuar se modeli i ri nuk do të jetë me madhësi të vogla dhe i imtë, janë ngritur spekulime se edhe Mini mund t’i hyjë botës së makinave SUV.

Por, me sigurimin e imazheve të para nga spiunët, shohim një Coper të ri, në formatin e vjetër. Vetëm se, ndryshimet nuk mungojnë.

Pjesa e përparme është shumë më e gjerë dhe agresive, teksa ne pjesën e pasme shohim gypat gjigant për nxjerrjen e gazrave.

Vërehen edhe kapëset gjigante të frenave, që tregojnë se do të ketë fuqi të lartë. Meqenëse nuk shihen, ka dyshime se ulëset e prapme janë hequr në tërësi, për të bërë këtë një makinë për përformancë. /Telegrafi/