LAJMI I FUNDIT:

Conte rezulton pozitiv me COVID, por te Tottenhami besojnë që ai do të shërohet para fundjavës

Conte rezulton pozitiv me COVID, por te Tottenhami besojnë që ai do të shërohet para fundjavës

Antonio Conte ka rezultuar pozitiv me COVID, por nuk pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Tottenham në Ligën Premier kundër Brighton.

Trajneri 52-vjeçar italian ka qenë në izolim prej disa ditësh, por nuk vuan nga asnjë simptomë dhe në përgjithësi është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton klubi.

Për shkak të kësaj, klubi shpreson se Conte do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër Brighton më 16 prill, duke besuar se ai do të mbetet pa simptoma.


Conte konfirmoi në një intervistë disa muaj më parë se ishte vaksinuar për COVID dhe kjo do ta ndihmojë atë të shërohet shpejt nga virusi.

Tottenham ka fituar katër ndeshjet e fundit radhazi në Ligën Premier dhe janë kthyer fortë në luftën për vendin e 4-të, duke shpresuar të mposhtin rivalët e Arsenal për vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian ka mesatarisht 2.00 pikë për ndeshje nga 21 ndeshjet e ndjekura deri më tani në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga

"Është e mundur që ky të jetë sezoni im i fundit në Liverpool" - Salah jep sinjale largimi

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Kalo në kategori