Antonio Conte e sheh Oscarin si një lojtar të rëndësishëm te Chelsea.

Javëve të fundit u flit për një largim të mesfushorit brazilian nga ‘Blutë’ e Londrës, por është trajneri italian, i cili ka thënë se Oscar është një lojtar i madh dhe e ardhmja e tij është te Chelsea.


“E ardhmja e Oscarit është te Chelsea dhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë fillimisht Conte për ESPN, përcjell Telegrafi.

“Është logjike që unë kam për të zgjedhur formacionin titullar çdo javë, por Oscar është një lojtar i madh dhe për mua, ai qëndron në Chelsea”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, mesfushori brazilian ka humbur vendin në formacionin titullar te Chelsea, që kur Conte ka kthyer formacionin nga 4-2-3-1 në 3-4-3. /Telegrafi/

conte-oscar

telegrafi sport app