Trajneri i Tottenham Hotspurs, Antonio Conte ka folur pas fitores së madhe ndaj Manchester Cityt, teksa nuk ka fshehur lumturinë.

Spurs fituan 2-3 në udhëtim te City duke ia shkaktuar humbjen e parë pas 15 ndeshjeve pa humbje (14 fitore, 1 barazim) në ndeshjen e zhvilluar në Etihad Stadium, ndërsa vet u rikthyen te fitorja pas tri humbjeve radhazi.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ilkay Gundogan (33’) dhe Riyad Mahrez (90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët Dejan Kulusevski (4’) dhe Harry Kane (59’, 90+).

Kjo fitore e madhe pas tri humbjeve radhazi dhe ndaj një kundërshtari si City e ka lumturuar tej mase trajnerin italian të Spurs.

“Ishte një fitore e madhe për ne kundër një ekipi fantastik si Man City”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Kur kishim posedimin, ne e lëviznim topin shumë mirë”.

“Goli i parë ishte i jashtëzakonshëm. Ne përgatitëm këtë lloj situate. Kjo lloj fitoreje duhet të na japë besim”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

telegrafi sport app