LAJMI I FUNDIT:

Conor McGregor ndërton tetë shtëpi për familjet e pastreha në Dublin të Irlandës

Conor McGregor ndërton tetë shtëpi për familjet e pastreha në Dublin të Irlandës

Kampioni luftëtar i MMA, Conor McGregor ka kontribuuar në ndërtimin e tetë shtëpive për familjet e pastreha në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.

Ai u pa i pranishëm në sheshin e ndërtimit për të inspektuar zhvillimet në ndërtimin e shtëpive, teksa përshëndeti disa nga fqinjët vendas, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


McGregor foli me punëtorët e ndërtimit që po ndërtojnë shtëpitë me tre dhoma gjumi që do të shkojnë tek njerëzit e pastrehë që aktualisht jetojnë në hotele rreth kryeqytetit irlandez.

30-vjeçari, fitimet vjetore të të cilit mendohet se shkojnë deri në 75 milionë funte, shpesh përdor mediat sociale për të treguar aktivitetet e tij.

“Ne kemi tetë shtëpi drejt përfundimit. Shtëpi me tre dhoma gjumi, të destinuara për familjet që aktualisht banojnë në hotele rreth kryeqytetit, pa një shtëpi që mund ta quajnë të veten. Por jo për edhe për shumë kohë. Nëpërmjet stuhisë vjen dielli”, kanë qenë disa nga fjalët e McGregor.

“Duke ecur sot në këtë vend dhe këto shtëpi, duke takuar të gjithë fqinjët, duke e ditur se së shpejti do të ketë familje që jetojnë këtu, duke krijuar kujtimet e tyre dhe duke ndërtuar jetën e tyre, më jep krenari të madhe”, ka vazhduar më tej McGregor

“Irlanda përgjithmonë! Irlanda e para! Irlanda gjithmonë!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Magazina
Kalo në kategori