Nga: Hilë Mosi (“Drita”, Sofje, nr. 93, 25 shtator 1907)
Fati i atdheut të dashtun nuk asht nër duër të huëjve apo t’mbretnive t’mëdhaja, si shum shqypëtarë kujtojnë; jo, fati i atdheut, n’dasht t’jen lirija apo robnija, t’gjith asht nër duër t’atdhetarve t’cilët mbas veprimit t’vet munden me i dhanë dritë apo terr atdheut të dashtun.
Gjindja e atdheut ton me ja u diftuë nuk asht nevojë, se gjithcili shqyptar i mir e din, për veç trathtori e faqeziu, i cili nuk don m’e dit as nuk mundet m’e dit, tuj ken qi aj asht shtasë e gjallë e nuk njef kurr gja në botë, veç barkun e vet për t’cilin rnon. Përpiqna si t’ishim kalamaj me hapë emnin, tuj ngreh shoqnina qarqe e tjera, por ça bame? Çfar frytit pat atdheu? – Fryti edhe në kjoft, asht aq’i vogël, sa asht marrë ta përmendim përgja me gjith ato shoqnina qi kan shqypëtarët, t’cilat sot i hafrohen numrit 20.
Mblidhen delegatët m’nji kuven në Hagë për me këqyr paqen e botës, e ngrehin ligja e kanune luftet e për t’drejtat e popullit ton qi ka aq nevojë as nuk flitet.
Mblidhen mbretat e mbretnive të mëdhaja dhe ministrit e tyne e flasin ca pralla t’cilat kan m’u vuë në udhë edhe 100 vjet e nuk e din qi na rrojmë me thikë n’fyt, n’robni si t’ishim shtasë, por ato kan arsye se nuk e din ça asht robnija, kombet e tyne jan të lira e kan të gjitha, e kuitojn se na, ndoshta, jena barbar e nuk kena t’drejtë me pas liri.
Leni o vëllazën ato shpnesa t’marra qi keni tuj dërguë, nota e tjera nër kabineta etj, se nuk kan me vjeft kurrgja, m’sa kan vjeft ato tjerat, (t’cilat porsa t’i marrin, për pa i shikuë, i hjedhin në kosh).
Shkoshin, ndoshta, etnit ton kur ishin n’mjerim nër mbretnit e me kja t’ligat e tyne? Nuk ishin, ndoshta, ato burra qi si rrfeja prej qiellit nsyshin n’anmik dhe i mprojshin t’drejtat e tyne?
Eh t’shkretën! Ato koh shkuën e vojtnë e sot shqypëtari nuk e ka ma at zemër trimnore qi t’i bijn anmikut me hov e mos t’lehet m’u korit; aj don sot qi t’gjith t’i vin prej vedit. Por prej vedit nuk vjen se Perëndija ashtu i ka ndreq punët. Ku jan sot djelmt e Shqypnis? Ku jan sot nipat e Skënderbegut?
Ku jan ato shqyptarët e rrebët? Ku jan sokolat e maleve t’Shqypnis? Ku jan djelmt e ilirive? Doni ndoshta qi t’gjith t’desim me kore? – Moni, bre burra, se na mallkojn shkrepa e curra edhe gjith vendi ku kena le! Nji her do t’i mbydhim syt e trupi i jon do t’ngrihet! Doni qi ndoshta t’korisim t’gjith t’part e jon, t’gjith trimat shqyptarë edhe emnin shqyp tar? Jo, jo!- Do t’vdesim, do t’vdesim për lirin’ e Shqipënis, thot 1 djaloçi qi ka ndi atdhedashtnin n’zemër t’ti.
Hapni, o vëllazën të pasun, qeset t’uja e jepni t’holla për qëllimin shejt, se erdh koha qi të vdesim e kshtu t’forcohna mir qysh përpara me shkuë me nji shëguri me i ra qenit të ba besë, ashtu si e kan pas zakon etnit ton!
Ju o apostujt e liris, qi m’jetoni n’ato male t’Shqypënis, hapnje mendimin kombëtar ner t’gjith anët, qi kur t’krisin martina, t’gjith t’jenë gadi! Ju o priftën e hoxhallarë shqyptar, ju o mësuesa, xasa, burra djelm, pleq, plaka e gra, t’gjith ça t’jeni, punoni me nji fuqi t’pa lodhun, për kët qëllim se koha nuk pret!.
Punoni, gatonju e çonju o vëllazën e kur të mrrijn (harrijn) prend vera t’dalim t’gjith si pleq e t’ri, si t’pasun e t’vobek e t’derdhim gja kun e kushtueshëm për lirië t’Shqypënis!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë