LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Nuk është e vërtetë që në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja

Çollaku: Nuk është e vërtetë që në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se nuk është e vërtetë që në Hagë nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai ka thënë se Specialja po thotë kështu për t’i ulur tensionet duke parë numrin e madh të qytetarëve që marshuan të dielën për drejtësi.

“Nuk është e vërtetë që nuk po gjykohet UÇK-ja. Prokuroria në fjalën e vetë hyrëse, të katër të akuzuarit i cilësoi si themelues të UÇK-së dhe në nenin 35 të aktakuzës, UÇK-ja fillon që nga shtabi i përgjithshëm e deri te ushtari i thjeshtë dhe të gjithë janë të përfshirë në atë aktakuzë”, ka thënë Çollaku, në Klan Kosova.


“Deklaratat e tilla unë i kuptoj pse bëhen. Bëhen për t’u përpjekur që ta mbajnë të qetë opinionin publik në Kosovë sidomos pas marshit masiv për drejtësi… Dhomat e Specializuara sigurisht se janë të shqetësuara me një solidaritet kaq të madh të qyteteve të Kosovës të cilët kishin një kërkesë të vetme: kërkesa për drejtësi”.

Sipas tij, çfarë është parë deri më tani, nuk reflektohet kjo kërkesë që është e gjithë popullit të Kosovës.

“Nëse i rikthehemi në retrospektivë, të gjitha proceseve gjyqësore që kanë ndodhur në të cilat Kosova dhe qytetarët e saj kanë qenë subjekt të tyre, vërehet qartë që shumë më shumë të dënuar ka shqiptarë të Kosovës se sa që ka serbë”, tha ai.

“Shtrohet pyetja, a kanë luftuar shqiptarët e Kosovës në Serbi, apo Serbia e ka pushtuar Kosovën dhe nëpërmjet regjimit të Millosheviqit ka dashur ta shfarosë ose nëse nuk e arrin këtë, atëherë që t’i përndjekë të gjithë qytetarët e Kosovës nëpërmjet spastrimit etnik”.

Tutje, ai ka thënë se nuk mund t’i veshësh UÇK-së epitete që nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

“Qëllimi i vetëm i themelimit të UÇK-së që ka filluar nga pragu i shtëpisë, pastaj në fshat, e pastaj në një rajon të caktuar, e pastaj në nivel të Kosovës ka qenë liria dhe mbrojtja nga okupatori serb”, tha Çollaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori