Cole emërohet ‘femra më fotogjenike’

Ylli i muzikës pop, e cila aktualisht është fytyrë e produkteve të flokëve të markës L’Oreal, ka mposhtur rivalet e saj si Audrey Hepburn, e cila u rendit e dyta, dhe Angelina Jolien, e renditur e treta, për të marrë këtë titull në një sondazh të zhvilluar nga Nikon ku votuan më shumë se 4 mijë femra britanike.
“Cheryl Cole ishe fituese e pastër dhe është duke u pëlqyer nga popullata për pamjen e saj, shijen e veshjes dhe natyrën miqësore”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë.
Beyonce ka përfunduar e katërta dhe Princesha Diana e pesta. Nga yjet tjera që kanë dalë në top 10 janë edhe Catherine Zeta-Jones, Megan Fox dhe Grace Kelly./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































