LAJMI I FUNDIT:

Çoçaj i dënuar me tre vjet burgim, nuk e ka menduar dorëheqjen nga posti i drejtorit

Çoçaj i dënuar me tre vjet burgim, nuk e ka menduar dorëheqjen nga posti i drejtorit

Nexhat Çoçaj, drejtor i Arsimit në Prizren, i dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ende nuk e ka menduar dorëheqjen nga posti.

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë në akuzat për keqpërdorim.

Çoçaj është dënuar me tri vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj, ndërsa, i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.


Ata akuzoheshin për keqpërdorim të parave të dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Remzi Ademi.

Ai ka thënë se ditëve në vijim do të dalë me një vendim nëse do të japë dorëheqje apo jo nga posti i Drejtorit të Arsimit në Prizren.

“Unë këto ditë, meqë dje ka ndodhur kjo, jam duke menduar për këtë çështje. Nesër apo pasnesër do të marrë vendim sepse jam ithtar i ligjeve. Unë do ta nderoj edhe Remzi Ademin dhe zotohem se do të zbatoj ligjet”, ka thënë Çoçaj në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

“Deri më tani nuk kam folur me asnjë zyrtar partiak. Sot kam pasur angazhime të caktuara më herët. Dhe nuk kam komunikuar me ta. Nesër do të komunikoj, por duhet të zbatoj ligjet e Kosovës”.

I dënuari me tre vjet burgim, ka folur edhe për tërheqjen e parave në Shqipëri për pagesën e 60 busteve për shkollat në Prizren.

“Në vitin 2011 ka qenë dhjetëvjetori i manifestimit dhe ne kemi porositur disa buste nga një skulptor i Tiranës dhe normalisht është dashur me bë tërheqjen e parave. Ka pasur 60 buste për secilën shkollë. Nuk më kujtohet saktësisht, por janë diku 3 mijë euro, aq sa kemi nxjerrë aq ia kemi dhanë skulptorit”, ka thënë ai.

“Në shtëpinë botuese në Durrës unë kam qenë duke e përgatitur një libër dhe kisha bashkëpunim jo vetëm ato ditë, por edhe sot kam bashkëpunim si redaktor i botimeve profesionale. Unë kam qëlluar aty. Janë në pyetje 3000 mijë euro. Skulptori atëherë ka qenë në Durrës”, ka thënë veç të tjerash Çoçaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori