Sauditët po përgatisin një raport që do të pranojë se vdekja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi ishte rezultat i një marrje në pyetje që shkoi keq, sipas dy burimeve, shkruan CNN.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, një burim thotë se raporti ka të ngjarë të konkludojë se operacioni është kryer pa leje dhe transparencë dhe se ata që janë përfshirë do të mbahen përgjegjës.
Një nga burimet pranoi se raporti ende është duke u përgatitur dhe paralajmëron se gjërat mund të ndryshojnë.
Kolumnisti i Uashingtonit Post u pa për herë të fundit në publik kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll në Turqi, më 2 tetor.
Më parë, autoritetet saudite kanë pretenduar se Khashoggi është larguar nga konsullata të njëjtën pasdite të vizitës së tij, por nuk ofruan prova për të mbështetur një pretendim të tillë.
E fejuara e Khashoggi, Hatice Cengiz, e cila ishte duke pritur jashtë konsullatës, thotë se nuk e ka parë atë të rishfaqet.
Zhdukja krijoi një çarje diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Perëndimit. Në mes të pasojave, firmat ndërkombëtare u tërhoqën nga një samit i investimeve të profilit të lartë, që do të ndodhë më vonë këtë muaj në Riad.
Rasti gjithashtu shkaktoi fërkime midis Arabisë Saudite dhe Turqisë, e cila ka akuzuar në mënyrë të përsëritur sauditët se nuk kanë bashkëpunuar me hetimet e tyre.
Autoritetet turke më parë thanë se besonin se 15 burra sauditë, të cilët arritën në Stamboll më 2 tetor, ishin të lidhur me zhdukjen e Khashoggi dhe vrasjen e mundshme. Të paktën disa prej tyre duket se kanë lidhje të nivelit të lartë në qeverinë saudite.
Gjithashtu, të premten, një burim i njohur me hetimin ka thënë për CNN se autoritetet turke kanë dëshmi audio dhe vizuale që tregojnë se gazetari Khashoggi u vra brenda konsullatës.
Ndërkohë, gazetarët e CNN panë hetuesit turq, duke përfshirë oficerët e forenzikës, duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll të hënën në mbrëmje.
Më herët të hënën, Presidenti Donald Trump sugjeroi se “vrasësit mashtrues” mund të ishin pas zhdukjes së Khashoggi, pas një telefonate me Mbretin Salman të Arabisë Saudite rreth rastit.
Trump tha mbreti Salman i tha atij “në një mënyrë shumë bindëse se ata nuk kishin njohuri për të”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri