LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës rriten për të tretën herë radhazi brenda muajit në Shqipëri

Çmimet e naftës rriten për të tretën herë radhazi brenda muajit në Shqipëri

Çmimet e naftës janë rritur sërish në Shqipëri me 5-7 lekë për litër, për të tretën herë radhazi brenda pak javësh.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 192 lekë, nga 185 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 196 lekë [1.86 euro], nga 188 lekë që ishte më parë.


Gega Oil, e dyta më e madhja në vend e shet naftën me 191 lek pēr litër dhe benzinën 195 lekē.

Në pikat e tregtimit të Eida Petroleum, nafta ka arritur në 189 lekë dhe benzina në 193 lekë.

Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 16 lekë për litër (tre herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti, raporton Monitor.

Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë. Operatorët e tregut pohojnë se tendenca është e lidhur me shtrenjtimin e karburantit në bursë, ku treguesi Platts, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollatë ton, që është niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2022 dhe tendenca duket për shtrenjtim të mëtejshëm drejt 1000 dollarëve.

Sipas Reuters, çmimet e naftës u rritën të premten pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikoi kërkesën rekord globale dhe shtrëngimin e furnizimeve, duke bërë që çmimet të vijonin rritjen oër të shtatën javë radhazi, periudha më e gjatë që nga viti 2022. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 41 cent, ose 0,5%, për të arritur në 86,81 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar të treguesit refrencë të Teksasit Perëndimor (WTI) fituan 37 cent, ose 0,5%, në 83,19 dollarë. Në baza javore, të dy treguesit u rritën me rreth 0.5%.

Në kahun tjetër, dollari, që është monedha me të cilën blihet nafta nga tregtuesit vendas vijon të mbetet në nivelet më të ulëta të të paktën një dekade. Të premten, një dollar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehej me 94.5 dollarë, nga 108 lekë që ishte në mes të marsit.

Taksat mbajnë naftën e lartë

Operatorët e tregut pohojnë se krahas shtrenjtimit në bursa, një tjetër factor që i mban çmimet elarta në vend është barra e lartë e taksave që rëndojnë mbi naftën, që arrin në mbi 60% të çmimet. Përveç TVSH-së, akcizës e taksës së qarkullimit, rreth 8 lekë të tjera për litër shkojnë për taksa të tilla si markim, skanim, kolaudim, rilicencim, që në pjesën më të madhe kanë rezultuar të panevojshme.

Vetëm ditët e fundit qeveria vendosi të shtyjë edhe për një vit kontratën e markimit të karburanteve, që ka një kosto, që paguhet në çmim nga konsumatorët prej rreth 7-8 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori