Çmimet e larta në hotele? Dikush në Kroaci ka gjetur “një zgjidhje” interesante edhe për këtë!


Kampimi në vende të ndryshme është bërë i përditshëm dhe nuk është diçka e re.
Por në një skenë të publikuar nga mediat kroate thuhet se bëhet fjalë për një rast të pazakontë.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një moment kur vetura e kampingut ishte parkuar pikërisht pranë një hoteli – në zonën e këmbësorëve, përcjell Telegrafi.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në Shipan (Šipan), një ishull në detin Adriatik pranë Dubrovnikut në Kroaci. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/07/2022





































