LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e barnave në Maqedoninë e Veriut, dyfish më shtrenjtë

Çmimet e barnave në Maqedoninë e Veriut, dyfish më shtrenjtë

Më herët një shirit me hapa Analgin ka qenë 35 denarë, ndërsa tani mbi 60 denarë. Çmimet e barnave janë rritur, me apo pa recetë. Qytetarët ankohen se edhe pse janë pensionistë dhe kanë sigurim shëndetësor, po paguajnë çmime të larta të ilaçeve.

“Ata që shkojnë me recetë janë shtrenjtë.
-Më herët ka qenë kështu?
-Janë shtrenjtuar përgjysmë, gjysmë ato që janë për “acidrefluks”, kanë qenë nga 80 tani janë 160. Shtrenjtë janë, shtrenjtë, paguajmë edhe sigurim shëndetësor, tani edhe pensionistë dhe paguajmë edhe barna”, tha kjo qytetare.


“A mendoni se janë shtrenjtuar ilaçet?
-Po, po shtrenjtë janë!
-Më herët a kanë qenë kështu?
-Jo tani më shtrenjtë janë.
(ngjitje)/8717
-Unë i marr për paralizë, kushtojnë 1200 euro, privat që i marr, shtetërore nuk ka”, u shpreh ky qytetar.

“Barnat gjithmonë kanë qenë shtrenjtë…
-Për cilat barna?
-Për të gjitha…
-Të gjitha janë shtrenjtë, ato që janë me recetë janë më lirë, të tjerat janë shumë shtrenjtë”, tha një qytetare tjetër.

“Shumë shtrenjtë me të vërtetë shumë shtrenjtë, ilaçi është 130 dhe plus 30 denarë, nuk e di pse 160 duhet të paguajmë kjo është.
-Më herët a ka qenë kështu?
-Të mos them njëjtë ka qenë, 100 denarë me recetë”, u shpreh ky blerës.

Analisti Besim Hoda, duke folur në Click Plus, duke treguar për fushën me të cilën merret, farmacinë, tregoi se për 300% ka hipur çmimi i barnave që prodhohen në Maqedoni dhe Serbi.

“Unë vij nga fusha e farmacisë dhe po përgatitem që ta braktis edhe atë fushë për shkak se brenda 1 vit e gjysmë, në fushën e farmacisë barnat esenciale që janë për pacientët kanë arritur vlerën e shtrenjtimit rreth 300% dhe askush nuk ngre zë për këtë. Një Analgin që para 2 vjetëve ka kushtuar 35 denarë, sot është 80 denarë, mos të flas për barnat tjera esenciale, dhe çfarë është interesante vetëm ata që janë të prodhuara në Maqedoni, dhe në Serbi të gjitha barnat tjera që vijnë nga Unioni Europian kanë të njëjtin çmim”, tha Hoda.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për barnat që lëshohen me recetë të mjekut nuk ka ndryshime, ndërsa për ato që lëshohen pa recetë, çmimin e cakton prodhuesi i barit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori