LAJMI I FUNDIT:

Çmimet botërore të grurit rriten pas ndalimit të eksporteve të drithërave nga India

Çmimet botërore të grurit rriten pas ndalimit të eksporteve të drithërave nga India

Çmimi i grurit është rritur në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave.

Indeksi Standard i Grurit u rrit me 5.9 për qind, më i larti që ka qenë në dy muaj.

Ndalimi i eksporteve vjen pasi një valë e të nxehtit goditi të korrat e grurit të Indisë, duke i çuar çmimet vendase në një nivel rekord.


Çmimet e grurit janë rritur me rreth 60 për qind në tregjet botërore këtë vit, duke rritur koston e gjithçkaje.

Agresioni rus në Ukrainë, G7-ta paralajmëron për pasojat e krizës së drithërave
Lexo po ashtu Agresioni rus në Ukrainë, G7-ta paralajmëron për pasojat e krizës së drithërave

Qeveria e Indisë tha se do të lejojë ende eksporte të mbështetura dhe se sipas tyre ndalimi nuk ishte i përhershëm dhe mund të rishikohej.

Megjithatë, vendimi është kritikuar nga ministrat e Bujqësisë nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara pas takimit në Gjermani.

Edhe pse India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, ajo nuk ka qenë më parë një eksportues i madh pasi shumica e të korrave të saj shitet në tregjet e brendshme. Por eksportet e grurit të Ukrainës ranë pas agresionit ushtarak rus. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori