LAJMI I FUNDIT:

Ç’masa duhet të merrni nëse humbisni vendin e punës

Ç’masa duhet të merrni nëse humbisni vendin e punës

Duke marrë parasysh që izolimi vazhdon dhe gjendja e ekonomisë është në rënie, një pjesë e mirë e njerëzve kanë filluar t’i tremben humbjes së vendit të punës

Pandemia dhe karantinimi për ndalimin e përhapjes së saj, ka bërë që shumë njerëz të mos dinë çfarë i pret nesër.


A do të kenë më një vend pune? Sa shanse ka të gjejnë një vend tjetër punë në rastin më të keq? Ndodhemi para shumë dilemave si këto, prandaj është mirë të marrim masa.

Si duhet të përgatiteni sot në rast se e humbisni vendin e punës?

1. Kufizoni buxhetin

Ky është hapi i parë dhe më i rëndësishme. Dita ditës e kuptoni se duhet t’i bëni me më shumë kujdes llogaritë e parave tuaja dhe duhet të hiqni dorë menjëherë nga shpenzimet e panevojshme.

Shpenzoni vetëm për gjërat thelbësore që ju duhen ju dhe shtëpisë suaj. Gjërat dytësore apo ato të luksit lërini për një tjetër moment.

2. Prioritet janë detyrimet dhe faturat

Detyrimet e çdo muaji duhen paguar, keni apo jo një vend pune. Problemi kryesor i shqiptarëve është si do të vijojë pagesa e tyre nëse nuk je më i punësuar? Krahas ushqimit, mendoni që një pjesë e mirë e të ardhurave të lihet për të paguar faturat.

3. Ktheni sytë nga kursimet

Nëse aktualisht paga iu është përgjysmuar, e dimë që gjëja e fundit që po mendoni është të kurseni para. Nëse deri dje e bënit këtë, është koha për të shfrytëzuar kursimet. Lekët e emergjencës janë shpëtim në raste si këto dhe mund t’i përdorni për detyrime mujore ose për të mbijetuar deri sa të riktheheni në punë/gjeni një punë të re.

4. Filloni çmendurisht të kërkoni për një punë të re

Coronavirusi po e ndryshon shpejt mjedisin e bizneseve apo rekrutimin e punonjësve. Prandaj, ju këtë kohë mund ta shpenzoni për të nisur kërkimet drejt një vendi të ri pune. Karriera juaj mund të ndryshojë kur të dilni nga izolimi prandaj nisni me referencat që tani. Nëse je ndër aplikuesit e parë, ke dhe më shumë gjasa që të telefonojnë kur situata t’i jetë kthyer normalitetit.

5. Bëj gati aplikimin e papunësisë

Nëse je i/e sigurt që punën e humbe, të paktën mundohu të përfitosh nga ndihmat që qeveria jep. Përgatit një dokument (online) që vërteton se je pa punë, në rast se kjo do të ndodhë dhe interesohu çfarë të drejtash lindin me statusin e ri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori