George Clooney ka mohuar pretendimet se ai dhe Brad Pitt u paguan me nga 35 milionë dollarë për filmin Wolfs.

Javën e kaluar, New York Times raportoi se aktorët morën secili mbi 35 milionë dollarë për rolet e tyre në komedinë aksion të regjisorit Jon Watt.


Duke iu adresuar raportimeve gjatë një konference për shtyp në premierën e filmit Wolfs në Festivalin e Filmit në Venecia, Clooney mohoi pretendimet.

89164967 13802643 image a 186 1725221644521 1

"[Ishte] një artikull interesant dhe cilido qoftë burimi i saj për pagën tonë, është miliona e miliona e miliona dollarë më pak se sa u raportua", filloi ai.

"Dhe po e them vetëm këtë sepse mendoj se është keq për industrinë tonë nëse kjo është ajo që njerëzit mendojnë se është standardi për pagat".

89166067 13802643 image m 253 1725223982585 1 1

"Unë mendoj se kjo është e tmerrshme, do ta bëjë të pamundur realizimin e filmave", potencoi aktori i njohur.

Clooney në këtë film, luan përkrah aktorit të njohur Brad Pitt. /Telegrafi/