Amal Alamuddin Clooney dhe George Clooney janë bërë prindër të binjakëve.

“Këtë mëngjes Amal dhe George i kanë pritur në jetë Ellan dhe Alexander Clooneyn”.

lexo po astu

“Ella, Alexander dhe Amal janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një njoftim të publikuar nga CNN.

Këto janë fëmijët e parë edhe për hamshorin hollivudian edhe për Amal.

Çifti u martua në Venecia të Italisë në vitin 2014, ndërsa kjo është njëherësh martesa e parë e Clooneyt.

Aktori ka pranuar se është vonuar në jetë për krijimin e familjes, por tashmë e ka. /Telegrafi/