Kërcënimet e fundit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, qytetarët, i konsiderojnë të papranueshme dhe të dëmshme për imazhin dhe stabilitetin e vendit.

Njëri nga qytetarët Fadil Presheva shprehet i shqetësuar për gjuhën e përdorur ndaj presidentes, duke thënë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodh në një shoqëri demokratike.


“Kjo është e pakuptueshme për njerëzimin, unë nuk e di se si njerëzit munden me e kërcënua dikë pa pasur as edhe një arsye ose janë ata të sëmurë ose janë të paguar ose nuk janë dashamir të Kosovës, ata këto gjëra munden me i bë. Se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e besoj kurrsesi se munden diçka këso soji me u shpreh, këto janë shumë të ulëta ama për së tepërmi të ulëta”, tha Presheva.

Ai shtoi se veprime të tilla demtojnë edhe imazhin e shtetit në vendet jashtë Kosovës.

“Na jemi një shtet i vogël prej 1.5 mil nuk jemi më të mëdha ndikon edhe në gjendjen këtu në Kosovë le ma jashtë Kosovës. Ata jashtë Kosovës thonë çka janë duke bërë këta njerëz a janë duke ditur të krijojnë shtet a nuk janë duke ditur, a po sulmohen ndërmjet veti apo po e kryen detyrën e tjeter kujt. Ne kemi probleme të mëdha në krejt rruzullin e Kosovës. Ato probleme janë aq të mëdha gjë që Kosova këtë duhet me e lan anash edhe me fillu punën me ec përpara.... 03:32... Kjo është një marre shumë e madhe, çka ka ba Vjosa Osmani, kujt i ka ba keq, le të dal dikush që i ka ba keq, le të dalë dikush që e ka kërcënu që e ka burgos, le të dalë, ndoshta paska pas të drejtë me ju hakmarrë, por hakmarrja është një gjë e ulët. Duhet me pas zgjedhje, duhet me pas dashuri ndërmjet vete më pas…. 04:25… Uroj të gjithë të jenë matur e të kenë respekt për njëri tjetrin, të ecin përpara, të ecin me botën jo me mbet në shekullin 16.” u shpreh ai.

Edhe Bajram Spahiu vlerëson se kërcënimet nuk janë të arsyeshme dhe ato ai i konsideron si kamuflazh.

“Për mendimin tem nuk është mirë. Mos të kish qënë presidentja në 2021 Albin Kurti nuk ish kan [kryeministër]. Por e përkrahi në tana anët e përkrahi mendimi jem kjo është kamuflazh se kërcënimet për çka…. 06:12.. I ka ba qato gabime po si ka meritua ato kërcënime, mendimi jem. Kjo është kamuflazh e Vetëvendosjes….06:39… Me kanë si duhet udhëheqësia krejt këta duhet mu ul në kuvend me bashkëpunua për këtë punë. Keq është boll, edhe marre është…. 08:27… Me shkua kah ana e tij është fajtor edhe anej fajtor, realitet te na nuk kem, shqiptarët nuk e pranojnë realitetin edhe u kry puna”, tha Spahiu.

Qerim Rexhepi thekson se kërcënimet janë të papranueshme dhe se presidentja ka bërë punë të mirë për vendin.

“Hiq nuk është mirë, më mirë me e lan edhe një mandat se mirë ka punu, krejt mirë kemi qënë…. 10:48… Nuk është mirë me kërcënu dikë se ajo ka ba mirë për Kosovën, sa herë ka qënë në Amerikë”, tha ai.

Ndërkohë një qytetar që dëshiroi të mbetet anonim thotë se kërcënimet nuk sjellin asgjë të mirë dhe nuk kanë asnjë kuptim.

“Nuk është i mirë kërcënimi çka i duhet, plus është edhe femër, nuk ka çka i duhet nuk ka nevojë për kërcënime, çka të keqe ka ba, çfarë dëmi i ka sjell dikujt që me e kërcënua, asgjë tjetër. Politika është politikë, ndryshon brenda sekondi brenda një ore. Çka me e kërcënua, çka fiton ai, çka fitoj unë ty me të kërcënua tash, qashtu është në atë pozitë të njëjtë. Kërcënime bëhen në tërë botën po sa shteti që ju ndihmon atyre njerëzve është krejt tjetër”, u shpreh ai për KP.

Ndërkaq gjatë ditës sotme në një reagim të Presidencës është thënë se ata që sot flasin për për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike.

Për këtë KosovaPress merr vesh se ky reagim ka ardhur pas një postimi të Halil Gecit në rrjetin social Facebook, ku ai shkruan ndër të tjera "Po të ishte në Turqi, do tëë pushkatohej."

Ndërsa për këtë situatë Sipas Gecit, deklarata e tij ishte vetëm një krahasim hipotetik për të shpjeguar një situatë të mundshme.

E para pak orësh për këtë situatë Prokuroria e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.