Emin Bajrami, një 55-vjeçar nga Ferizaji, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është arrestuar në pikën kufitare të Bllacës, pas ndalimit nga autoritetet maqedonase.
Ai u ndalua pasi në sistemin e policisë kufitare u shfaq një fletë-arrest ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi.
Pas ndalimit, Bajrami u shoqërua për në stacionin policor, ndërsa për fatin e tij ende nuk ka informacione të qarta nga institucionet maqedonase.
Megjithëse arrestimi i tij ka ndodhur më 15 shkurt, pra gati dy javë më parë, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar mbi vendimin e autoriteteve maqedonase lidhur me ekstradimin ose lirimin e tij.
Telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) për të marrë një përgjigje mbi këtë çështje, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.
Po ashtu, Ambasada e Kosovës në Shkup nuk ka dhënë detaje rreth rastit, pavarësisht interesimit të Telegrafit për të marrë përgjigje.
Ndërkaq, gjatë vitit 2024, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani –një muaj pas arrestimit nga policia maqedonase – ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut kishte njoftuar se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.
Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.
Një gjykatë maqedonase më 1 gusht urdhëroi që Ramadani të dërgohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak dhe, sipas vendimit, ai është dërguar në një adresë në Shkup.
Me këtë vendim ishte paraparë që ai të qëndronte në arrest shtëpiak deri më 16 gusht.
Arrestimet e kosovarëve nga Serbia dhe shqetësimet për transparencën e proceseve
Emini Bajrami nuk është rasti i vetëm i një ish-ushtari të UÇK-së që përballet me arrestim në bazë të fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia.
Dy shtetas të tjerë të Kosovës, Nezir Mehmetaj dhe Tefik Mustafa, ndodhen ende në paraburgim në Serbi, të akuzuar për krime lufte.
Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë e Serbisë e dënoi Nezir Mehmetajn me gjashtë vjet burg nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës, gjatë luftës së vitit 1999.
Institucionet e Kosovës kanë reaguar vazhdimisht ndaj këtyre rasteve, duke kërkuar lirimin e qytetarëve kosovarë që mbahen në Serbi nën akuza për krime lufte.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës, në korrik të vitit 2024, kërkoi nga autoritetet serbe që të ekstradojnë në Kosovë të gjithë shtetasit kosovarë që janë arrestuar dhe po mbahen në Serbi.
Megjithatë, Serbia ka liruar vetëm dy shtetas kosovarë gjatë vitit të fundit.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, u lirua nga paraburgimi më 3 janar 2025, pasi kishte kaluar një vit në burg nën akuzën për krime lufte.
Ai ishte arrestuar më 5 janar 2024 në pikëkalimin kufitar të Merdarës. Po ashtu, Sadik Duraku, i cili ka shtetësi të dyfishtë – kosovare dhe britanike, u lirua më 15 tetor 2024, pas pesë muajsh paraburgimi në Serbi.
Shqetësimet për proceset gjyqësore dhe transparencën e akuzave
Arrestimet e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe kanë sjellë reagime të forta nga institucionet e Kosovës dhe organizatat që përfaqësojnë ish-luftëtarët e UÇK-së.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, proceset gjyqësore për krime lufte në këtë shtet vazhdojnë të karakterizohen nga mungesa e transparencës dhe vështirësitë në qasjen në informacion.
Organizata ka theksuar se mungesa e dëshmitarëve në këto raste mbetet një problem i madh dhe se për më shumë se dy vjet, Prokuroria serbe nuk ka qenë në gjendje të sigurojë asnjë dëshmitar kyç për çështjet e ndërlidhura me krimet e luftës.
Në Raportin e Progresit për Serbinë të Komisionit Evropian për vitin 2023, është theksuar se ritmi i gjykimit të rasteve të krimeve të luftës në Serbi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet serbe që të përmirësojnë përkushtimin për gjykimin e këtyre rasteve në mënyrë të drejtë dhe transparente./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?