Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Kirurgu Shkodran Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur për problemet dhe simptomat që shkaktojnë hemorroidet.
Krasniqi bëri të ditur se hemorroidet në fakt janë enë të gjakut të zgjeruara të cilat shfaqen në anus, në pjesën e poshtme të rektumit dhe kur dalin jashtë shkaktojnë shumë shqetësime, dhimbje, gjakderdhje.
“Simptomat zakonisht janë si kruarje, dhimbje, pastaj gjakderdhje, dhimbje gjatë jashtëqitjes.
Preferohet gjithmonë të trajtohen në mënyrë konservative, d.m.th me medikamente e që e ulin dhimbjen dhe inflacionin, kremra ose supozitor që kanë efekt kundër inflamacionit dhe dhimbjeve”, tha ai.
Doktori tutje bëri të ditur se këta pacientë duhet të marrin preparate edhe që e zbusin jashtëqitjen.
Sipas tij, nëse terapia konservative nuk funksionon, si opsion i fundit është edhe intervenimi kirurgjik.
Ky podcast sponsorizohet nga Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2.
Podcastin e plotë lidhur me mbipeshën, ngushtimin e lukthit, bypass-in e stomakut, problemet me hemorroide mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

















































