LAJMI I FUNDIT:

Çka fshihet në kremra?

Çka fshihet në kremra?

Të gjitha femrat për çdo ditë përdorin kremra të llojllojshme, ndërsa nuk e dinë se nga çfarë materiali janë prodhuar.

Çka vëmë në fytyrë dhe cilët përbërës gjenden në kremrat për kurim, shumica e femrave nuk e dinë. Peptidet, kolagjeni, vitaminat, kalciumi – lista është e gjatë.

Në mënyrë që sado pak të sqarojmë se çfarë të vënë në veten tonë, po ju japim listën e përbërësve më të shpeshtë.

Retinol dhe proretinol
Fjala është për derivatet e vitaminës A, e cila stimulon qelizat e lëkurës që shpejt të prodhojnë kolagjen dhe elastin, të cilët janë të rëndësishëm për mbajtjen e lëkurës të freskët dhe elastike. Kremrat e pasuruara me këta përbërës zvogëlojnë rrudhat dhe janë ideale për kurimin e lëkurës së dëmtuar nga rrezet e diellit.

Peptidet
Përbërësit të cilët përmbajnë aminoacide me efektin anti-rrudhë. Pengojnë paraqitjen e rrudhave dhe përmirësojnë pamjen e lëkurës. Lëkurën e bëjnë më të lëmuar dhe më elastike.

Koenzima Q10
Koenzima Q10 është përbërës esencial i ngjashëm me vitaminën, i tretshëm në yndyra. Prania e këtij antioksiduesi të fuqishëm në kremra mundëson funksionimin më të mirë të lëkurës dhe e bën atë më të shëndoshë dhe më të bukur. Është ideal edhe për t’i luftuar rrudhat. Sipas hulumtimeve, trupi ynë prodhon në sasi të mjaftueshme Q10 deri në moshën tonë 30-vjeçare. Pas kësaj moshe niveli i Q10 ulet.

Pro-kalcium
Derivati i kalciumit mbron fuqishëm eshtrat dhe dhëmbët. Ky mineral, i cili vite të tëra gjithnjë e më pak është i pranishëm në organizmin tonë, unifikon tenin, ndërsa është ideal për eliminimin e njollave të pleqërisë të cilat paraqiten në lëkurë. Kremrat që i kanë këta përbërës janë shumë intensivë dhe u rekomandohet personave të moshuar.

Vitamina C
Përveçqë merret si ndihmë për të shëruar ftohjen, vitamina C është edhe antioksidues, e cila mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Vitamina C merr pjesë në sintezën e kolagjenit, proteinë e cila e mban lëkurën elastike. Përveç përdorimit të jashtëm, është dëshmuar se ushqimi me vitaminë C ngadalëson plakjen e lëkurës.

Kolagjeni
Kolagjeni është ideal për kurimin e lëkurës së thatë, me rrudha dhe të lodhur. Pas moshës tridhjetëvjeçare lëkura ngadalë humbi elasticitetin dhe tendosjen natyrale, gjë që shkakton shkatërrimin e pejzave kolagjenë. Kolagjeni në krem ngadalëson këto procese dhe kënaqshëm vepron në njomjen e lëkurës dhe në ripërtëritjen e indeve elastike lidhëse. /Telegrafi/