LAJMI I FUNDIT:

CIVIL do ta vëzhgojë procesin zgjedhor në Tearcë të Tetovës

CIVIL do ta vëzhgojë procesin zgjedhor në Tearcë të Tetovës

CIVIL – Qendra për Liri për Telegrafi Maqedoni njofton se veç më ka vendosur vëzhgues në Komunën e Tearcës, të cilët e vëzhgojnë situatën në këtë komunë para rivotimit në Vendvotimin 2011 të dielën, më 25 dhjetor.

Me qëllim të kontribuojnë për forcimin e vetëdijes publike për të drejtën votuese, dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese kundër parregullsive zgjedhore, aktivistët e CIVIL do të hapin stenda informative të projekteve “Përpara!” dhe “Vëzhgojmë” në Tearcë, të premten, më 23 dhjetor, me fillim nga ora 14.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative për anulimin e votimit në Vendvotimin nr. 2011 në Komunën e Tearcës, në Njësinë e Gjashtë zgjedhore, ekipet e CIVIL janë vazhdimisht në terren dhe e vëzhgojnë procesin zgjedhor.


Në interesin e realizimit të lirë të së drejtës votuese në Tearcë, CIVIL do ti informojë votuesit në këtë komunë për të drejtat e tyre për votim të lirë dhe të fshehtë, pa kërcënime, kushtëzime dhe presione.

Edhe një herë rikujtojmë se CIVIL e ka alarmuar publikun për parregullsitë zgjedhore, praktikat mashtruese, keqpërdorimet e resurseve publike dhe administratës, lëshimet në punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe një varg problemesh tjera në këtë proces, dhe për këtë për çdo ditë e informon publikun.

CIVIL do të vazhdojë me përkushtim të punojë mbi zbulimin dhe publikimin e të gjitha veprimeve kundër-demokratike dhe kundër ligjore të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor dhe politik në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori