Gabriel Jesus është dashur ta lëshoj fushën pas një lëndimi të pësuar.

Sulmuesi brazilian erdhi në janar te Manchester City nga Palmeiras dhe shpejt arriti të ambientohet në skuadër duke ia zënë vendin yllit të skuadrës, Sergio Aguero.


Jesus arriti të shënoj tri gola në tri ndeshjet të tij për “Qytetarët” dhe shumë shpejt u bë i pëlqyeri i tifozëve dhe trajneri Pep Guardiola.

jesus1

Megjithatë, ndeshja ndaj Bournemouthit ishte fatale për të, pasi pësoi një lëndim, i cili e detyroi ta lëshoj fushën e lojës në minutën e 15.

jesus

Ai u zëvendësua pikërisht nga sulmuesi argjentinas, Aguero. /Telegrafi/

aguero 3

telegrafi sport app