Pep Guardiola e dëshiron që me çdo kusht gjatë verës Riyad Mahrezin.

Trajneri spanjolli i Manchester Cityt po planifikon të bëjë një ofertë prej 74 milionë eurosh.


Strategu bëri dy oferta të pasuksesshme për yllin e Leicester Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit.

mahrez gundogan Riyad Maherz dhe Ilkay Gundogan (Getty Images)

Krerët e King Powerit nuk dëshironin të lirojnë algjerian pa i parë në xhirollogarinë e tyre hiq më pak se 90 milionë euro.

Futbollistit i ka mbetur dy vjet deri në përfundim të kontratës me "Dhelprat" e Leicesterit.

Ai deri më tani këtë sezon ka luajtur 37 paraqitje ish-kampionët dhe ka shënuar 11 gola.

Mahrez kujtojmë se u shpall lojtar i vitit në vitin 2016 pasi fitoi titullin e Ligës Premier me Leicesterin. /Telegrafi/

telegrafi sport app