Manchester City ka fituar ndaj Swanseas me rezultat 5-0 në Ligën Premier.

Edhe pse vendasit kanë siguruar titullin, ndërsa mysafirëve iu nevojit për mbijetesë, skuadra e Pep Guardiolas nuk tregoi mëshirë për ekpin e Carlos Carvalhal.


Goli i parë në takim u shënua nga Daivd Silva (12'), ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Raheem Sterling.

David Silva (Foto: Getty Images)

Në pjesën e dytë shënoi edhe Kevin De Bruynen (54'), ndërsa Bernardo Silva (64') shënoi pasi Gabriel Jesus dështoi nga pika bardhë.

Jesus përmirësoi gabimin në minutën e 88-të, duke shënuar gol pas asistimit nga Yaya Toure.

Bernardo Silva (Foto: Getty Images)

Pas xhiros së 34 në Ligën Premier, Man City ka 90 pikë në vendin e parë, kurse Swansea në pozitën e 17-të me 33 pikë (katër pikë larg zonës që shpie në Championship).

Ndeshja e ardhshme e Cityt është ndaj West Hamit, kurse Swansa udhëton te Chelsea. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6i8hxp

https://www.dailymotion.com/video/x6i8h82

telegrafi sport app