City kualifikohet në raundin tjetër, Muriqi e mban portën të paprekur ndaj Oxfordit

Ashtu siç pritej, Manchester City është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës EFL (të njohur edhe si Carabao Cup).
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat prej 3-0 si mysafir i Oxford United për të vazhduar tutje në këtë garë.
Rezultati në këtë sfidë u zhbllokua që në pjesën e parë. Pas një topi në zonë, Gabriel Jesus kërceu për të shënuar me kokë (36').
https://www.dailymotion.com/video/x6u83d1
Skuadra mysafire i pati edhe disa raste të tjera shënimi në gjysmën e dytë përmes Jesus e Phil Foden, ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 79-të.
Riyad Mahrez pranoi një top nga Foden, e kontrolloi mirë dhe me një goditje të pandalshme e mposhti portierin kundërshtar.
https://www.dailymotion.com/video/x6u86h2
Mysafirët e shënuan edhe golin e tretë në minutat shtesë përmes Phil Foden (90'+2), i cili e meritoi një gol në këtë ndeshje.
https://www.dailymotion.com/video/x6u874n
Në portën e Cityt në këtë ndeshje startoi përfaqësuesi i Kosovës, Arijanet Muriqi, i cili arriti ta mbante të paprekur portën e tij.
Kujtojmë që Manchester City është kampion në fuqi, pasi në finalen e edicionit të kaluar e mposhti Arsenalin (3-0) për ta fituar trofeun e pestë të kësaj kupe. /Telegrafi/








































