City kërkon fitoren e radhës, Newcastle për këndellje - formacionet zyrtare

Manchester City do të përballet me Newcastle United në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka mbetur pesë pikë mbrapa liderit Arsenal dhe nuk i lejohet të gaboj.
Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola duan të marrin fitoren e radhës në kampionat, por nuk do ta kenë aspak të lehtë.
Newcaslte në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore duke barazuar tre prej tyre dhe duke humbur së fundmi nga Liverpool.
City dëshiron t'i marrë tre pikët e radhës, derisa mysafirët kanë udhëtuar në Etihad Stadium për tu këndellur.
Formacionet zyrtare:
Man City: Ederson, Walker, Akanji, Dias, Ake, Rodri, De Bruyne, Gundogan, Foden, Grealish, Haaland.
Newcastle United: Pope, Trippier, Lascelles, Botman, Burn, Guimaraes, Longstaff, Joelinton, Almiron, Gordon, Wilson.
/Telegrafi/


















































